Sa i sakte eshte testimi i ADN-se per Atesine?

  • Testi i ADN-se per atesine i kryer ne laboratoret e Qendres Diagnostikuese te ADN-se eshte 100% i sakte
  • Testimi i ADN-se, i pare nga nje kendveshtrim shkencore siguron rezultate me probabilitet mbi 99% duke konfirmuar ekzistencen e lidhjes biologjike. Kjo quhet “perfshirje”
  • Testimi i ADN-se nga kendveshtrimi shkencore jep rezultate 100% te sakta duke konfirmuar qe lidhja biologjike nuk ekziston, kjo quhet “perjashtim”

Kush duhet te jape miratim me shkrim per testin e atesise?

Sebashku me kitin per marrjen e kampionit te ADN-se do te keni Brenda edhe formularin e miratimit. Ju thjesht, duhet te firmosni keta formulare qe procedura e testimit te filloj. Kur zgjidhni DDC per testimin tuaj te ADN-se ju duhet te rrini te qete dhe te sigurte qe ADN-ja juaj do te perdoret vetem per testimin qe ju keni kerkuar. Kampioni juaj i ADN-se dhe rezultatet e testimit nuk do ti jepen asnje njeriu tjeter pervecse jush. Kjo ndryshon vetem ne rastet kur ju ose nje urdher gjykate udhezon ndryshe.

Kur mund te kryhet ky testim?

  • Testimi mund te kryhet perpara se femija te lind nepermjet 2 metodave invasive (CVS ose Amniocentesis) ose me analize gjaku nga nena
  • Testimi mund te kryhet ne lindje
  • Cdo individe ne cdo moshe mund te kryej nje test ADN-je

Si do të merrni rezultatet e mia provë?

Testet e ADN-se pergatiten brenda 5 deri ne 7 dite pune nga dita e ardhjes se kampioneve ne laborator. Rezultatet jane ne formen e nje raporti i cili shpreh qarte nese ekziston nje lidhje biologjike ose jo.

A do me duhet te me marrin gjak ne damar per testimin e ADN-se?

JO. ADN-ja gjendet ne qelizat e brendeshme te faqes ne peshtyme qe merren nepermjet tamponit qe gjendet ne kit.

Si ta di qe po e marre kampionin sakte?

Nuk duhet te shqetesoheni se mos beni gabime. Ajo qe na duhet ne eshte qe te keni marre sa me shume qeliza qe te jete e mundur. Sigurohuni qe po ja merrni kampionin personit te duhur dhe shkruani qarte etiketen dhe zarfin me emrin e personit qe testohet. Nese nuk jeni te sigurte drejtohuni tek zyrat tona dhe nje specialist do tju ndihmoj.

A duhet edhe nena te testohet per te aritur rezultate me te sakta?

Ne ju keshillojme qe te perfshni ne testim edhe nenen sepse pjesemarrja e saj jep informacion gjenetik shume te rendesishem qe ben analizimin me te shpejte dhe te thjeshte. Gjithsesi, nese kjo nuk eshte e mundur, ne perseri mund ta kryejme testimin dhe te japim rezultate perfundimtare.

Kur dhe si do paguaj?

Detajet e pageses mund te na kontaktoni. Ne pranojme disa menyra pagese Kesh, Cek dhe porosi postare.

Per cfare duhen raportet shtese?

Ne disa raste individet mund te kerkojne raporte shtese te analizave per tu dhene nje kopje te afermeve te tyre.

A mund te marre nje kampion ne Shqiperi dhe nje kampion ne nje vend tjeter dhe ti dergoj per testim?

PO, ne shpesh kemi kliente qe bejne nje pjese te testit ne nje vend dhe nje pjese ne nje vend tjeter. Ne keto raste ju lutem kerkoni qe nje kit me numer te njejte seriali te dergohet ne te dyja shtetet.

Cfare eshte marrja e kampionit (buccal swab)?

Marrja e kampionit kryhet nepermjet nje shkopi te gjate qe ne fund ka nje mbeshtjellje pambuku (I ngjashem me kruajtesen e vesheve por me bishte me te gjate). Koka e pambukut eshte me nje mbeshtjellje me te forte se ajo e kruajtjes se vesheve. Kjo ben te mundur qe te marim qeliza nga Brenda faqes. Keto shkopinj me pambuk gjenden Brenda ne kite per marrjen e kampionit.

A eshte e dhimbshme marrja e kampionit per testimin e ADN-se?

JO, marrja e kampionit per testimin e ADN-se nuk eshte e dhimbshme. Nuk ka gjilpera te perfshira ne marrjen e kampionit.

A ka ndonje diference ne saktesine e rezultateve kur nuk meret gjake per analizim?

Jo, asnje ndryshim. ADN-ja eshte edhe ne qelizat tona te tjera pervec se atyre te gjakut.

A mund te perdor kruajteset e vesheve nevend te atyre qe jane ne pako?

JO. Mjetet qe jane ne pako per marrjen e kampionit jane te vetmet qe mund te perdorni sepse kruajteset e vesheve kane pambuk ne mbeshtjelljen e tyre kurse tamponet e DDC kane nje material tjeter (Dacron). Ky eshte nje material qe ndihmon ne marjen e sa me shume ADN-je qe te bej analizen me te thjeshte.

Per sa kohe mund te jene te vlefshme kampionet e peshtymes qe kane ADN?

Per sa kohe qe tamponet jane lejuar te thahen, ato s’kane problem. Gjithsesi nuk ka garanci qe ato do kene mjaftueshem material. Nuk ka nje date skadimi per kampionet. Nese kampionet jane mbyllur direkt pa u lene te thahen, eshte shume e mundeshme qe myku do krijohet ne kampione dhe do ta prishi ate.

Cfare eshte pishina e geneve?

Pishina e geneve eshte i gjithe informacioni gjenetik i disponueshem per nje individe.Cdo individe ka marre gjysmen e informacionit gjenetik nga nena dhe gjysmen nga babai. Duke testuar nenen, femijen dhe babain pretendues, ne mund te identifikojme informacionin gjenetik qe ka marre nga nena biologjike. Qe do te thote qe gjysma tjeter e informacionit gjenetik te femijes duhet te vije nga babai biologjik. Duke krahasuar strukturen e ADN-se se femijes me babain pretendues ne mund te konkludojme nese ai eshte babai biologjik i femijes.

Kush jane bazat e statistikes se popullatave per Testet e Atesise?

Cdo individe pretendues per te qene babai i femijes ka nje probabilitet 50% (50/50) perpara se te kryhet testi i ADN-se. Indeksi i Atesise (IP) per cdo rast te perdorur ka nje probabilitet te caktuar qe eshte, probabiliteti qe babai pretendues ka kontribuar ne ADN e nevojshme te femijes pjestuar me probabilitetin qe nje burre i rastesishem mund te kete kontribuar me ADN e nevojshme per femijen. Indekset e Atesise (IP) per te gjitha rastet e perdorura shumezohen dhe produkti i tyre quhet Indeksi i Kombinuar i Atesise. Probabiliteti i Atesise (POP) eshte 1/(1+1/CPI)x100 per tu shprehur si perqindje. Nese struktura e ADN-se se babait pretendues nuk korespondon me ate te femijes, atehere PI per kete rast eshte i barabarte me 0.

Cfare eshte Indeksi i Ateise (IP) dhe si llogaritet?

Indeksi i Atesise tregon mundesine qe babai pretendues me alele te njejta te jete babai biologjik i femijes se testuar. Shpeshtesia e cdo segmenti ADN (alele) ne popullaten njerzore varion nga madhesia e aleles dhe nga rraca e babait pretendues. Madhesia e aleleve dallon ne rraca te ndryshme qe ben njohjen e rraces se babait te domosdoshme per analizimin statistikor. Databazat ekzistojne per Kaukazet, Zezaket, Hispaniket dhe racen Aziatike. Nese rraca nuk eshte e sigurte, ne do te perdorim IP me te ulet per te gjitha rracat e mundeshme. Kjo eshte nje menyre konservative per kalkulimin e probabilitetit te atesise (POP). Shpeshtesia e nje allele gjendet duke llogaritur sa individe ne kete databaze kane kete madhesi aleleje dhe kete numer e pjestojme me numrin total te individeve ne databaze. Rezultatet e shpeshtesise perdoren per te llogaritur PI.

Si ndikohet testi i ADN-se nga kliente nga Dy Rraca?

Nese ju i perkisni dy rracave, kalkulimi behet duke u bazuar ne te dyja rracat. Per shembull kaukaze i Bardhe dhe Zezak. PI me i ulet per secilin rast perdoret per llogaritjen e Indeksin Atesor te Kombinuar ose probabilitetin e atesise (POP).

Cfare eshte nje mutacion gjenetik dhe si ndikon ne testin e atesise?

Genet perbehen nga kater kimikate (nkleotide) qe quhen adenine, citozine, guanine dhe timine. Menyra e vendosjes se ketyre 4 nukleotideve mund te ndryshoje ose te mungoje ndonjera ne nje sekuence. Cilido individe qe kerkon testim ADN-je mund te kete nje mutacion. Nese nje mutacion ndodh ne zonen e ADN-se qe ne po perdorim per testim, rezultatet nuk do te korrespondojne midis nenes dhe femijes ose midis femijes dhe babait pretendues. Rezultatet me nje perjashtim te vetem me nje model dhe korrespondojne me te gjitha modelet e tjera tek te dy individet te perdorur ne testim. Kur dyshohet per nje mutacione, modele te tjera shtohen ne testim per te konfirmuar qe ka ndodhur nje mutacion dhe jo nje perjashtim. Kalkulimet per PI dhe POP perfshijne shpeshtesine e atij modeli specifik. Perjashtimet konfirmohen ne testimet e ADN-se nese verehen dy mosperputhje.

*Koha e testimit standart eshte 7 deri ne 10 dite. Nese verehen mutacione, kjo do ta vonoje testimin per 4 dite te tjera pune.

Cilat jane opsionet e testimit te ADN-se nese personi qe duhet ka vdekur, mungon ose eshte jo i disponueshem?

Testimet e AND-se mund te behen per te konfirmuar nje lidhje biologjike kur kjo duhet per procedure e nje testamenti. Matja e aleleve mund te behet perpara vdekjes per ti bere rezultatet e AND-se te deklaruara per te eliminuar dyshimet ose spekullimet ne lidhje me lidhjet biologjike te pa konfirmuara. Kjo zakonisht perdoret per njerez me nje profil te larte, me pasuri te medha ose per ata qe kane merak se testament i tyre mund te ndryshoje pas vdekjes.

Testimet pas vdekjes, rekonstruksionet e ADN-se, testimet per gjysherit, dhe studimet per femijet mund te kryhen per te vendosur lidhjet biologjike.

Cfare perfshihet ne nje rikonstruksion gjenetik, dhe kush duhet te testohet?

Nese njera pale ka vdekur apo nuk eshte e disponueshme, pjestare te tjere te familjes mund te japin nje kampion ADN-je per te ndihmuar te rikonstruktohet ADN-ja e personit te munguar. Disa familjare do te jene te nevojshem, duke perfshire ketu prinderit, vellezer/motra gjysem ose te plote ose femijet e persomit ne fjale.

Kostoja e rikonstruksionit gjenetik do te varet nga numri I disponueshem I pjestareve per testim. Qendra e diagnostikimit te ADN-se duhet kontaktuar per pyetje te metejshme per kete procedure ne +355697723212.

Cfare eshte testi i ADN-se per gjysherit?

Gjysherit jane nje opsion shume i mire per testim nese prindi pretendues nuk eshte. Gjyshi dhe gjyshja kane dhene te gjitha genet prindit pretendues te femijes. Kjo do te thote qe gjysherit do te kombinojne me te njejten saktesi me nipin/mbesen sikurse dhe prindi i tyre.

Cfare eshte studimi i lidhjes se vellazerise?

Nese babai pretendues nuk eshte i disponueshem per testim por ka femije te tij, keta femije mund te testohen me femijet ne pyetje per te vertetuar nese jane vellezer te plote apo gjysem. Nena ose nenat e femijeve te testuar gjithashtu duhet te testohen nese eshte e mundur.

Si perdoret testimi i ADN-se ne rastet e adoptimit?

Testimi i Atesise per te percaktuar saktesisht babain biologjik po behet edhe me i kerkuar ne protokollet e adoptimit nga profesionistet dhe prinderit per te bere me te sakta dhe te rregullta procedurat e adoptimit. Edhepse proceset e adoptimit mund te variojne gjithmone po behet me e kerkuar gjetja e vendodhjes se babait biologjik.

Zhvillimi i Mjeksise ka bere te mundur lidhjen e origjines se semundjes me historine familjare duke nxitur ne kete menyre nevojshmerine per te identifikuar babain biologjik. Pa patur informacionin e babait biologjik, gjysma e informacionit mjeksore te femijes mungon dhe mund mos te jete i identifikueshem me vone.

Cili eshte identifikimi per testimin e ADN-se se Nenes?

Eshte e ngjashme me procedure e testimit te atesise, nena pretenduese testohet bashke me femijen. Ka shume raste kur femijet aksidentalisht jane shkembyer ne maternitet. Per te hequr dyshimet ne mund te krahasojme ADN e nenes me ate te femijes per te vertetuar nese nena e testuar eshte ajo biologjike e femijes ne pyetje.